Celina i gatshëm për ndeshjen Bullgari - Kosovë
BKT
Sport

Celina i gatshëm për ndeshjen Bullgari - Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

"Dardanët" janë mysafir të Bullgarisë në "Vasil Levski", në Sofje.

Pas barazimit me Malin e Zi në Podgoricë, Kosova synon fitore sonte ndaj Bullgarisë.

I gatshëm për ndeshjen është shprehur edhe mesfushori i Kosovës, Bersant Celina.

Ylli i Swansea Cityt ka postuar një foto në rrjetin social Instagram nga hoteli i Përfaqësueses, raporton zeri.

"Dita e ndeshjes", ka shkruar Celina