19:09 / 10.06.2019
Kosova U21 synon fitore nesër ndaj Turqisë
Kombëtarja e Kosovës U21 ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Turqisë U21.
Në konferencë u paraqiten trajneri Rafet Prekazi, lojtarët Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati.
Trajneri, Rafet Prekazi e cilësoi ndeshjen e nesërme një ndeshje mjaft të vështirë duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar.
Ai ndër tjerash tha se “lojtarët e Kosovës U21 kanë për detyrë ta ndjerisisin fanellën e Kosovës për hir të Dardanëve dhe gjithë popullit të Kosovës”.
Ndërkaq dy lojtarët Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati pohuan se janë duke punuar vazhdimisht dhe besojnë që nesër do të dalin me 3 pikë nga stadiumi "Fadil Vokrri".
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21 zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.























