Meta: Rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike
BKT
Lajme

Meta: Rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike

Në përvjetorin e 141 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit AAB nga Prishtina.

Presidenti Meta u tha studentëve se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Meta i falënderoi studentët për vizitën, dhe tha se të rinjtë e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë shumë punë për të bërë drejt krijimit të një shteti më funksional për Kosovën dhe Shqipërinë. Ndërsa rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, tha se ky kolegj tash e 18 vjet po kontribuon në arsimimin e studentëve të të gjitha trevave shqiptare.


MË SHUME NGA Lajme