22:59 / 10.06.2019
Thaçi: Me këtë ekip, Kosova sigurt në Kampionatin Evropian
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, takimin midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë e ka cilësuar si ndeshje fantastike.
Ai ka thënë se Dardanët dominuan përgjatë gjithë ndeshjes, asnjë minutë nuk u dorëzuan.
“Me këtë ekip, Kosova sigurt në Kampionatin Evropian”.























