Rashica: Jam shumë i kënaqur kur goli shënohet në minuta të fundit
BKT
Sport

Rashica: Jam shumë i kënaqur kur goli shënohet në minuta të fundit

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të madhe në udhëtim në Sofje të Bullgarisë.

3 me 2 ishte rezultati final i takimit me golin e shënuar në minutat e fundit nga Elbasan Rashani.

Pas ndeshjes Milot Rashica ka deklaruar se ndihet mjaft i lumtur pavarësisht lodhjes që kishin.

“Normal si kjo ndeshje edhe tjerat kemi pasur shumë raste, por ne arritëm që të rikthehemi nga 2 me 1 në fitore dhe jam shumë i kënaqur kur goli në minuta të fundit shënohet”, raporton Olle.

“Kemi jep gjithçka nga vetja pavarësisht lodhjes që kishim nga ndeshja e parë, por me këtë fitore harrohen të gjitha”, përfundoj Rashica.