06:40 / 11.06.2019
Bill Clinton sot do të vizitojë Kosovën, takime me krerët e vendit
RTKlive
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të nderohet me dekoratë sot nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç bën të ditur Zyra e Presidentit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në ora 15:00.
Pas takimit të dy presidentët do të deklarohen edhe para medieve.
Clinton sot viziton Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit.























