Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për festivalin e kitarës 'Vihuela 2019' i ftuar do të jetë Naser Dula, drejtor i festivalit.
Lidhje direkte do të ketë nga konferenca shkencore 'Kosova: rruga drejt lirisë', ku prej atje do të flas Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë.
Të martën jepet premiera e baletit 'O moj Shqipëri', për të folur rreth premierës i ftuar do të jetë Sinan Kajtazi, u.d. i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Poashtu, lidhje direkte do të ketë nga festivali 'FemArt', ku do të flas Venera Ismaili, nga Qendra për Art dhe Komunitet - Artpoli.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























