Këshilla për flokë gjatë stinës së verës
Dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm, të butë dhe të bukur? Me ardhjen e verës, ndryshojnë nevojat dhe kujdesi ndaj flokëve. Të shkurtër apo të gjatë, kaçurrelë apo të drejtë, do të ndihet ndryshimi që do të pësojnë flokët ndaj ndryshimeve klimatike. Për këtë arsye është e rëndësishme të ndërmerren hapat e duhur që të jenë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim. Flokët janë shumë të rëndësishëm për të pasur një pamje dhe imazh të bukur, prandaj është thelbësore të mësoni se si të kujdeseni
Lajini flokët me një shampo ushqyese dhe pa kimikate (bimore). Ajo nuk i dëmton flokët dhe i pastron në thellësi. Do të keni flokë të shëndetshëm falë ekstrakteve ushqyese që ka kjo shampo.
Gjithashtu, balsami duhet t’i përshtatet llojit të flokut.
Nëse floku juaj është i thatë dhe i dëmtuar, këshillohet të përdorni edhe një produkt pas larjes. Serum dhe krem në të njëjtën kohë, falë formulës aktive që depërton në thellësinë e flokut. Në këtë mënyrë floku juaj do të shkëlqejë.
Mbroni ngjyrën e flokëve
Dielli ka një ndikim negativ te flokët me ngjyrë. Rekomandohet përdorimi i balsamit me faktor mbrojtës (filtra UV); gjatë ekspozimit në diell këshillohet aplikimi i sprajit për ta mbrojtur flokun nga rrezet e diellit, nga uji i detit apo i pishinës.
Përdorni maskë për të mos pasur flokë të dëmtuar dhe për t’i rigjeneruar. Dielli, lagështia dhe klori i dëmtojnë flokët. Për shkak të tyre floku ashpërsohet dhe e humbet shkëlqimin.























