De Rossi arrin marrëveshje me klubin nga MLS
BKT
Sport

De Rossi arrin marrëveshje me klubin nga MLS

Mesfushori italian ka gjetur skuadrën ku do ta vazhdojë karrierën.

Daniele De Rossi i dha lamtumirën Romës në përfundim të këtij stinori, pasi klubi nuk i kishte ofruar rinovimin e kontratës.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur për shumë skuadra të cilat interesoheshin për 35-vjeçarin dhe më në fund mësohet se ku do të luajë ai.

Bëhet fjalë për klubin Los Angeles FC që ka bindur De Rossin t’u bashkohet atyre në këtë afat kalimtar.

De Rossi ka bërë me dije se në Evropë nuk do të luante me asnjë skuadër tjetër, prandaj ka zgjedhur të shkojë në Amerikë, ku edhe mund ta mbyllë karrierën.