18:21 / 11.06.2019
Haradinaj e vlerëson jovalide nismën për hetim parlamentar të veteranëve
Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së e ka parë jovalide iniciativën për hetim parlamentar të çështjes së numrit të veteranëve të UÇK-së.
Haradinaj ka folur të martën në “Imazh” te RTK.
Ai ka thënë se Prokuroria është institucioni që merret me këtë punë.
“Çdo iniciativë për të hetuar numrin e veteranëve nuk është e keqe., por se sa është valdie një iniciativë, kur ne kemi Gjykatë, Prokurori, mendoj që është një kalim i drejtësisë tek një komision, që sa do që ështëi i mirë, që lë për të dëshiruar dhe për të bërë gabime. Unë nuk mendoj që kjo është valide, nuk mendoj që është më mirë kështu se sa me Prokurorinë, ka thënë ai. “Nuk e di kënd e kemi organ më të sigurtë se sa Prokurorinë”.























