VIDEO-NATO-ja ktheu shpresën për Kosovën
RTKlive
Sot në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës do të shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s.
Shënimi i kësaj dite të rëndësishme për Kosovën do të mbahet në qendër të Prishtinës e ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare, raporton RTKlive.
Hysen Berisha njëri ndër komandantët e UÇK-së, dhe njëri ndër anëtarët e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, tha se me ndërhyrjen e NATO-s, kosovarëve u ktheu shpresa për jetë.
“Duhet të i jemi falënderues për të gjithë, dëshmorëve, martirëve që ranë për lirinë e Kosovës, NATO-së, në krye më ShBA-në, dhe të tjerëve”, tha ai sot në emisionin sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij kjo ditë është me rëndësi për Kosovën.























