Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
I ftuari i parë do të jetë Agim Krasniqi nga Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës “KrAgi”, i cili do të flas për nisjen e festivalit të karikaturës.
Poashtu, nesër do të diskutohet edhe për Simpoziumin për Gjinekologjinë Onkologjike, ku të ftuar do të jenë Oumar Camara, Drejtor i Klinikës Gjinekologjike “Bad Langensalza” në Gjermani dhe Naim Shabani, drejtor i Klinikës Gjinekologjike Gjermane në Prishtinë.
Lidhje direkte do të ketë nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, prej atje do të flitet për ditën botërore të dhurimit të gjakut.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























