Video: Ultimatumi 28 minutësh i gjeneralit gjerman për ushtrinë serbe
20 vjet më parë, më 13 qershor 1999, në qytetin e Prizrenit për pak sa nuk kishte luftë ballore në mes të ushtarëve nga KFOR-i gjerman dhe ushtarëve serbë.
Gjenerali gjerman, tashmë i ndjerë, Helmut Harf, i kishte dhënë 30 minuta kohë gjeneralit të ushtrisë serbe për t'u larguar, në të kundërtën luftimet do të nisnin në mes te qytetit të vjetër të Prizrenit.
Pamjet e Associated Press e kanë kapur momentin e diskutimit të gjeneralit Helmut Harf duke i dhënë ultimatum prej 30 minutave për tu larguar.
“Duhet të largoheni për 30 minuta. Këtu përfundon diskutimi. Tani i keni 28 minuta për tu larguar”, i drejtohet gjenerali Harf.
Në pamjet e Associated Press shihen pastaj trupat e ushtrisë serbe duke u larguar.
Ndërsa në rrugët e Prizrenit kishin dalë një numër i madh i qytetarëve për të pritur ushtarët e lirisë.























