Napoli sfidon Juventusin për mbrojtësin Manolas
BKT
Sport

Napoli sfidon Juventusin për mbrojtësin Manolas

Pas Juventusit, edhe Napoli është përfshirë në garën për të transferuar mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas.

Ky i fundit ka një klauzolë prishjeje të kontratës, në vlerën e 37 milionë eurove dhe mund të sakrifikohet nga verdhekuqtë, për të sistemuar bilancin.

Bardhezinjtë e Juves e kanë kërkuar me ngulm grekun, por vetë ky i fundit ka qenë i dyzuar për një transferim në Torino, ku vështirë se do të ishte një titullar i padiskutueshëm, me dyshen Chiellini-Bonucci përpara.

Nga ana tjetër, te Napoli shohin Manolas si njeriun e duhur për të zëvendësuar senegalezin Khalidou Koulibaly, i cili duket se do të lërë klubin italian këtë verë, pasi kërkohet me ngulm nga Manchester United, që është gati të paguajë rreth 120 milionë euro për kartonin e tij.

Vlen të theksohet se menaxherët e Manolas i kanë bërë të ditur presidentit napolitan De Laurentiis, se duhet të bëjë llogaritë me pretendimet e grekut, për një pagë jo më të ulët se 5 milionë euro në sezon.