Ambasada e Kosovës në Itali mirënjohje për personalitete italiane
BKT
Lajme

Ambasada e Kosovës në Itali mirënjohje për personalitete italiane

Ambasadorja e Republikës së Kosoves në Itali Alma Lama shpërndau mirënjohje per personalitete italiane qe kanë kontribuar per çështjen e Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të Çlirimit.

Në mesin e emrave që morën mirënjohje ishin politikanë, gazetarë, artistë, humanistë, njerëz të fesë, aktivistë të shoqatave humanitare dhe organizatave joqeveritare, pjesëtarë të komunitetit arbëresh, komunitetin shqiqptar te Kosovës dhe të Shqipërisë, që ishin angazhuar fuqishëm për lirinë e Kosovës gjatë viteve 90. Mirënjohje post mortum iu dha edhe Luciano Pavarotit për koncertin “Pavarotti and Friends” dedikuar mbledhjes së ndihmave për fëmijët e Kosovës gjatë luftës, të cilin e tërhoqi bashkëshortja e tij Nicoleta Mantovan, Antonio Russos të Radio Radikale, i cili ishte i vetmi gazetar që qëndroi në Kosovë gjatë luftes per te raportuar, personaliteteve të Campania Kosovo, ish - deputetë të Parlamentit Europian, si dhe zëvëndësministres së Punëve të Jahtme të Italisë znj. Emanuela del Re, e cila është angazhuar për Kosovën para gjatë dhe pas luftës.

Në fjalën e saj të rastit Ambasadorja Lama falenderoi shtetin italian për angazhimin në çlirimin e Kosovës dhe ato mijëra ushtarë e karabinierë të KFOR-it që poërgjatë këtyre viteve kanë shërbyer në Kosovë. Ajo kujtoi miqtë e Kosovës dhe momentet e vështira gjatë luftës. “Jemi shumë krenarë të themi se miqtë ishin të shumtë, ishin të gjitha shtetet demokratike në krahun e një populli që vritej e masakrohej, të një populli që u përzu gati krejtësisht nga toka e tij, me qellimin për të mos u kthyer kurrë më. Është kjo arsyeja që ne jemi mbledhur sot këtu, për të shprehur falenderimin e thellë ndaj jush, që më aktivizmin, angazhimin dhe humanizmin tuja, ndihmuat në mënyra të ndryshme popullin e Kosovës, tha ambasadorja Lama.

Në fjalën e rastit zëvendësministria e Punëve të Jashtme del Re tha se Italia e ka ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe në të ardhmen, për vendosjen e paqes në rajon. Ne jemi miqtë tuaj dhe ju jeni miqtë tanë., tha ajo, duke kujtuar disa nga momentet e angazhimit të saj në Kosovë.

Ceremonia e shpërndarjes së 30 mirënjohjeve u zhvillua në Qendrën e Studimeve Amerikane, një nga ambjentet më prestigjoze të Romës.


MË SHUME NGA Lajme