Lyoni kërkon 75 milionë euro për Ndombele, ja klubet e interesuara
Tangui Ndombele zhvilloi një sezon fantastik me Lyonin dhe kjo ka sjellë interesimin e klubeve të mëdha.
22-vjeçari francez ishte një nga lojtarët më të spikatur tek Lyon këtë sezon në “Ligue 1”, dhe kjo ka bërë që shumica e skuadrave Europiane të interesohen për të. Sipas “The Guardian” pas interesimit të Totenhemit, në garë për shërbimet e francezit është futur edhe Juventusi.
Anglezët kishin ofruar 50 milionë euro, ofertë kjo e cila është refuzuar nga francezët. Presidenti i klubit francez e vlerëson 75 milionë euro lojtarin. Pikërisht nga kjo kërkon të përfitojë Juventusi të cilët do të hidhen në sulm për ta afruar yllin francez.
Gjithashtu duhet të fitojnë konkurrencën edhe me Manchester Unitedin. Nga interesi i madh pritet të fitojë Lyoni, të cilët do të pranojnë ofertën më të mirë.























