Sulmuesi i Juventusit drejt Premier Ligës
BKT
Sport

Sulmuesi i Juventusit drejt Premier Ligës

Juventusi ka marr një ofertë nga Everton për sulmuesin Moize Ken.

Sulmuesi i talentuar pëlqehet nga shumë klube, por e ardhmja e tij mund të jetë klubi nga Liverpul.

Evertoni ia ka bërë të qartë bardhezinjve se e duna sulmuesin e tyre. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk i kanë kthyer akoma përgjigje klubit nga Liverpuli. Dëshira e tyre është që ta mbajnë 19-vjeçarin në ekip, i cili shihet si e ardhmja e repartit ofensiv.

Gjithsesi, në fund do të vendosë trajneri i ri për të dhe nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë të huazohet tek Evertoni për të përfituar minuta dhe krijuar eksperiencë.