19:42 / 13.06.2019
Milani në sulm për mesfushorin francez
Milani është shumë aktiv në merkato, ku pas transferimit te lojtarit të Empolit, Rade Kruniç është hedhur në sulm për një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për mesfushorin francez të Fiorentinës, Xhordan Veretu.
Sipas “Sport Mediaset”, drejtuesit kuqezinj kanë ofruar 16 milionë euro për shërbimet e futbollistit, ndërkohë që pretendimet e Fiorentinës janë shumë herë më të larta.























