Vëllaznimi hap akademinë e klubit, merr pjesë edhe Lorik Cana
BKT
Sport

Vëllaznimi hap akademinë e klubit, merr pjesë edhe Lorik Cana

Një lajm i mirë për futbollin në Gjakovë dhe jo vetëm.

KF Vëllaznimi sot hapur zyrtarisht akademinë e klubit ‘Naim Kryeziu’, bashkë me të cilën edhe fushën me bari sintetikë.

Në hapjen e akademisë së KF Vëllaznimit kanë marrë pjesë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, Ministri i Sportit, Kujtim Gashi dhe Lorik Cana.

Njoftimi i plotë i KF Vëllaznimit:

Sot është bërë hapja e Akademis së Vëllaznimit “NAIM KRYEZIU” si dhe hapja e fushës sintetike të klubit.

Të pranishëm në ceremonin e hapjes ishte Kryetari i FFK-së z.Agim Ademi, Ministri i Kultures, rinisë dhe sportit z.Kujtim Gashi, Kryetari i Komunës z.Ardian Gjini si dhe ai i cili ishte kryesori dhe ideatori për këtë projekt madhështor LORIK CANA.