20:54 / 13.06.2019
Përplasje në një degë të LDK-së, ndërhyn Policia
Zgjedhjet e LDK-së me përplasje janë shoqëruar edhe në degën e lagjes “Mati 1”, në Prishtinë.
E nevojshme ka qenë edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës, ku zbatuesit e ligjit, sipas Express, kanë nxjerrë jashtë disa përkrahës të deputetit Arban Abrashi.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i LDK-së, Skender Hyseni.
Bëhet e ditur se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.























