VIDEO-Mbahet simpoziumi për gjinekologjinë onkologjike
Sot në Prishtinë mbahet simpoziumi për gjinekologjinë onkologjike. Simpoziumi është i hapur dhe në të marrin pjesë edhe dy ekspertë të kësaj fushe nga Gjermania që sjellin përvojat e tyre në Kosovë.
Naim Shabani nga Klinika Gjinekologjike Gjermane tha se ky simpozium është mjaft i rëndësishëm sepse mbledh ekspertë të shumtë të cilët merren me diagnostigfikimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje të traktit gjenital femëror duke përfshirë edhe kancerin e gjirit.
“Këtu numërojmë gjinekologët, onkologët, radiologët, patologët dhe një sërë profesionistësh shëndetësorë të cilët në bashkëpunim merren me trajtimin këtyre sëmundjeve. Qëllimi i simpoziumit është që përvojat ndërkombëtare t’i sjellim në Kosovë. Kemi arritur që të sjellim dy ekspertë të kësaj fushe si profesor doktor Lampe nga një klinikë në Dtseldorf dhe privat doktor Oumar Camara që është drejtor i një klinike në Gjermani”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Tema e cila do të referohet nga gjinekologu gjerman, Oumar Camara është kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës që janë problematika mjaft të shpeshta.
Camara tha se në tërë botën ka më shumë se një milion raste të reja të përfshira me kancerin e gjirit në vit dhe se forma e trajtimit në vende të ndryshme ndryshon, por qëllimi kryesor është që pacienti të jetë në fokusin qendror të trajtimit.
“ Në parim sa më herët që të diagnostifikohet një sëmundje malinje, trajtimi është më i suksesshëm. Kur flasim për kancerin e gjirit mundësitë e diagnostifikimit dhe të trajtimit janë të shumëllojshme. Janë dy faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në këto sëmundje. Në një është mosha dhe në dy gjinia. Kanceri i gjirit përfshinë edhe meshkujt por rreziku tek ata është shumë më i vogël”, tha ai sot në RTK.
Pos, faktorëve të moshës dhe gjinisë, Camara përmendi edhe faktorin gjenetik të sëmundjes. “Ekzistojnë disa gjene në cilat paraqiten mutacione gjenetike dhe këto gjene mund të testohen paraprakisht në mënyrë që të preventohet kjo sëmundje”, sqaroi ai.
Pë më shumë ndiqni videon e plotë:























