VIDEO- Interesi më i mirë i fëmijëve në arsim
BKT
Lajme

VIDEO- Interesi më i mirë i fëmijëve në arsim

KOMF organizoi dje një tryezë ku qëllim kishte të kërkohet që të respektohet interesi më i mirë i fëmijëve në arsim

Numri i kabineteve, psikologëve, numri i vogël i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, reformat e shumta pa koncept të mirëfillt në arsim kanë bërë që të mos respektohet interesi i fëmijëve në sistemin arsimor.

KOMF vë në dukje se ndryshimet e shpështa korrikulare kanë ndikuar në stres dhe ankth tek mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilat pastaj nuk shënohen rezultate të këndshme në arsim, tha Donjeta Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së KOMF në emisioni 'Aktual' në RTK3.


''Qëllimi i tryezës ishte të diskutohet lidhur me interesin e fëmijëve, ku të ftuar ishin përfaqësues nga Këshilli rinor, këshilli i nxënësve, këshilli i prindërve, organizatat e shoqërisë civile dhe qëllimi ishte që të diskutohet më shumë nga shoqëria civile dhe të ketë një unifikim të qëndrimeve sa i përket të drejtave të fëmijëve në arsim'', tha Kelmendi

Poashtu Kelmendi tha se interesi i fëmijëve në sistemin arsimor nuk respektohet duke u nisur nga numri i nxënësve në klasa, raportet e nxënësve me mësimdhënës e deri tëk ndërrimet e orarve mësimore.

''Nga ajo që u diskutua dje u tha njëzëri në mënyrë të unifkikuar që interesi më i mirë i fëmijës nuk respektohet në kuadër të sistemit arsimor, nuk respektohet as kur i përket organizimit të sistemit arsimor që nënkupton mbingarkesa në klasa, raporti i nxënësve me mësimdhënës vazhdon të mos jetë konform standardeve, hapsirat e vogla në kuadër të  klasave, ndërrimet e orarit mësimor. Pra duke filluar nga organizmi nuk respektohet interesi më i mirë i fëmijëve'', tha Kelmendi në RTK3.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: 


MË SHUME NGA Lajme