Patëllxhani i zi i mirë për zemër dhe ndihmon me aneminë
BKT
Lifestyle

Patëllxhani i zi i mirë për zemër dhe ndihmon me aneminë

Patëllxhani është një bime e familjes Salanaceae që prodhon një frut me të njëjtin emër të përdorur si perime në gatim.

Është shumë e lidhur me domaten dhe pataten.

Kjo perime ka shumë përfitime shëndetësore për trupin e njeriut të cilat i gjeni më poshtë.

Ndihmon në shëndetin e zemrës

Patëllxhani i zi përmban fibra, kalium, vitaminë C dhe B6. Të gjitha këto lëndë ushqyese ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se njerëzit që hanë perime të tilla si patëllxhani i zi që përmban këto lëndë ushqyese kanë 34% më pak rrezik të kenë sëmundje të ndryshme të zemrës se sa ata që nuk konsumojnë.

Patëllxhani i zi gjithashtu përmban vitaminë K e cila është e nevojshme për koagulimin e gjakut dhe ndihmon në parandalimin e kalcifikimit të arterieve që parandalon depozitimin e pllakave të rrezikshme të cilat mund të shkaktojnë bllokim të arterieve.

Ul tensionin e gjakut

Patëllxhani i zi përmban një pigment bimor të quajtur anthocyanin që ndihmon dukshëm në uljen e tensionit të gjakut.

Kjo perime gjithashtu përmban vitaminë E e cila është e mirë për trajtimin dhe parandalimin e dhimbjes së gjoksit, arterieve të bllokuara ose tensionit të lartë të gjakut.

Parandalon disa lloje të kancerit

Hulumtimet kanë treguar se patëllxhani i zi përmban polifenole që njihen për vetitë anti-kancer.

Studimet kanë zbuluar se konsumimi i patëllxhanit të zi mund të parandalojë rritjen e tumoreve dhe të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së qelizave të kancerit.

Patëllxhani i zi përmban vitaminë A që mund të jetë e dobishme në trajtimin e disa llojeve të kancerit si ai i mushkërive, gjirit, fshikëzës, gojës dhe lëkurës.

Ndihmon me aneminë

Konsumimi i patëllxhanit të zi ndihmon personat që kanë mungesë hekuri.

Ai përmban shumë minerale thelbësore duke përfshirë hekurin dhe bakrin që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të qelizave të kuqe të gjakut.

Studimet kanë treguar se nëse jeni anemik dhe konsumoni patëllxhan të zi kjo ju ndihmon në rritjen e energjisë, forcës dhe largimin e ndjenjës të lodhjes dhe shqetësimit.

Është shumë e mirë për diabetin

Patëllxhani i zi përmban shumë fibra ndërsa ka pak karbohidrate të tretshme. Nutricionistët sugjerojnë shtimin e patëllxhanit të zi në regjimin tuaj ushqimor nëse keni diabet të tipit 2.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një regjim ushqimor ku përfshihet patëllxhani i zi mund të ndihmojë në menaxhimin ose parandalimin e diabetit të tipit 2.