`I burgosuri nuk mori tretman mjekësor sepse u soll pa shenja jete`
BKT
Lajme

`I burgosuri nuk mori tretman mjekësor sepse u soll pa shenja jete`

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri I. A – shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, për veprën penale; blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Se njoftimi i Shërbimit korrektues të Kosovës është i pavërtetë, e thotë vet zyra e informimit e këtij institucioni shëndetësor.

Në një prononcim për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, zyrtari për informim në Spitalin e përgjithshëm të Pejës, Naim Sahiti, tha se i burgosuri ka arritur pa shenja jete dhe mjeku kujdestar vetëm e ka konstatuar vdekjen e tij.  

“Në ora 10:35 një i burgosur ka ardhur pa shenja jete. Të ndjerit nuk ju është ofruar asnjë trajtim shëndetësor, për shkak se nuk ka pasur shenja jete. Mjeku kujdestar vetëm e ka konstatuar vdekjen e të burgosurit”, tha Sahiti.


MË SHUME NGA Lajme