Marotta shmang “Icardin”: Fitohet me tërësinë e klubit, me Conten
Interi është gati të nisë fazën fazën përgatitore për herë të parë nën urdhrat e Antonio Contes, megjithatë ende nuk dihet nëse pjesë e organikës zikaltër do të jetë edhe argjentinasi Mauro Icardi. Marotta, në prononcimin për shtyp të kësaj të premteje, shmang komentet për të ardhmen e sulmuesit.
“Nuk do të flas mbi organikën, do ta prezantojmë atë zyrtarisht pak më vonë. Conte di t’u njohë meritën të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion. Objektivi ynë tanimë është të ngremë më lart stekën e pretendimeve për të bërë hapa të rëndësishëm përpara.
Me pak fjalë Beppe Marota nënkupton se ky nuk është momenti për polemika apo telenovela në ambientin zikaltër.
“Nuk fitohet vetëm më lojtarët, por me tërësinë e një klubi që prezantohet i fortë edhe në nivel menaxherial dhe teknik. Nëse do ta orientonim diskutimin te lojtarët “big”, mund t’ju thosha se me Conten në stol jemi të bindur që do të rrisim nivelin e kësaj skuadre.”
Seancat stërvitore të zikaltërve do të zhvillohen me dyer të mbyllura në Lugano të Zvicrës.























