​Rabiot e konfirmon që është në bisedime me Juventusin
BKT
Sport

​Rabiot e konfirmon që është në bisedime me Juventusin

Mesfushori francez është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germain.

Adrien Rabiot ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në të ardhmen. Mesfushori do të largohet si lojtar i lirë nga PSG, por nuk e ka zgjedhur akoma klubin e ri ku do ta vazhdojë karrierën.

Ofertat nuk mungojnë për 24-vjeçarin nga klubet më të mëdha në kontinent. Juventusi është ndër kandidatët për të transferuar francezin, i cili edhe vetë ka pranuar që është në bisedime me Zonjën e Vjetër.   

“Më pëlqen Italia. Juventusi më ka kërkuar dhe po bisedojmë. Nuk mund të them asgjë tjetër, pasi nuk e di akoma se ku mund të përfundoj”, ka thënë Rabiot.

“Nuk preferoj të flas përderisa jam ende në negociata, por Juventusi është një klub i madh”.

Rabiot nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji janar, pasi PSG e kishte përjashtuar nga ekipi i parë për sjelljet e tij të padisiplinuara.