17:58 / 14.06.2019
VIDEO - Haxhiu: Qeveria Haradinaj e çon mandatin deri në fund
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria Haradinaj do të çojë mandatin deri në fund.
Ai ka folur të premtën në emisionin “Imazh” te RTK .
Haxhiu iniciativën për mocion e ka parë si taktikë të LDK-së. “Qeveria është mirë, është stabile. Unë besoj që shkon deri në fund të mandatit. Unë e kuptoj iniciativën për mocion nga ana e LDK-së, sepse janë në zgjedhje të brendshme. Nëse ata i bëjnë numrat, atëherë është e drejtë e tyre. Nuk mund të gjenden njerëz brenda PDK-së që ta mbështesin LDK-në. Nuk frikësohemi nga shkuarja në zgjedhje. Çdoherë jemi të gatshëm, por unë e shoh këtë qeveri deri në fund”, ka thënë ai. “Çdoherë ka vend për kritika, por Haradinaj po punon”.























