19:46 / 14.06.2019
Shqiptari nga Cyrihu vjen në Kosovë me biçikletë
Të dielën nga ora 18:00 në emisionin “Linja Shqip” do të mësoni se sa janë shqiptarët të lidhur me vendin e origjinës.
Gjatë 25 minutave sa është emisioni do të kuptoni se kush janë shqiptarët që me biçikleta kanë ardhur nga Zvicra në Kosovë. Po ashtu do të mësoni se çfarë planesh ka qeveria Haradinaj për diasporën shqiptare.
Për këto dhe çështje të tjera ndiqni të dielen në RTK1 emisionin “Linja Shqip” prej orës 18:00.























