VIDEO - Belliu: Shqiptarët e Kosovës më mësuan ç`është patriotizmi
BKT
Lajme

VIDEO - Belliu: Shqiptarët e Kosovës më mësuan ç`është patriotizmi

Producenti i televizionit "Kultura Shqiptare" në SHBA, Adem Belliu, ka thënë se dashurinë për kombin shqiptar e mësoi nga shqiptarët e Kosovës.

Ai ka dhënë një intervistë për RTK-në.

“Unë erdha në 94 dhe tallesha me flamurin kuq e zi, sepse truri im akoma ishte me Enver Hoxhën dhe socializmin. Unë ika nga Shqipëria me mendimin që flamuri qenka i Enver Hoxhës, nuk qenka i imi. Unë shikoja shqiptarët e Kosovës dhe thoja: po këta, për një copë flamur qenkan keq? Këtu mësova nga shqiptarët e Kosovës se ç’ishte patriotizmi. Shqiptarët e Kosovës ma injektuan dashurinë për flamurin. Vajza ime sot pot ë flasësh e jep një dialekt thua që kjo është kosovare”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme