07:23 / 15.06.2019
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për arritjet e femrave në shkencat kompjuterike e ftuar do të jetë Zana Buçinca, eksperte e shkencave kompjuterike.
Ndërkaq, për pjesmarrjen në festivalin 'Vildunja' në Ukrainë do të flas Mentor Zymberaj, aktor.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























