Limaj thotë se Nisma do të jetë forca kryesore në Prizren
BKT
Lajme

Limaj thotë se Nisma do të jetë forca kryesore në Prizren

Në shënimin e pesë vjetorit të Nismës Socialdemokrate në Prizren, këtij subjekti politik i janë bashkuar 152 anëtarë të rinj.

Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj duke folur për aderimet e  reja, tha se ndjehet i nderuar me përcaktimin e tyre, ndërsa deklaroi se nga sot Nisma Socialdemokrate në Prizren është një hap më afër objektivave të sajë, duke u bërë forca kryesore në Prizren.

“Ne sot ndjehemi të nderuar më përcaktimin e juaj, për t’i falur besimin kësaj partie politike. Ne jemi të nderuar, me vendimin që keni marrë, që energjitë e juaja intelektuale e njerëzore t’ia ofroni këtij subjekti politik dhe së bashku të rrugëtojmë drejt objektivave tona”, tha Limaj.


MË SHUME NGA Lajme