`Normalizimi i marrëdhënieve, hap rrugën evropiane për Kosovën e Serbinë`
BKT
Lajme

`Normalizimi i marrëdhënieve, hap rrugën evropiane për Kosovën e Serbinë`

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer, ka thënë se bisedimet mbi statusin e Kosovës nuk mund të kenë lidhje me zhvillimet në Bosnje e Hercegovinë.

"Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përveç që do të përmirësonte ndjeshëm sigurinë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, do t’u hapte rrugën evropiane edhe Kosovës edhe Serbisë”, ka deklaruar Palmer duke shtuar se ai do të ndikonte edhe në situatën në BeH, transmeton agjencia boshnjake e lajmeve, Fena.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë partneritetin e mundshëm mes NATO-s dhe BeH dhe se ai beson se Rusia dëshiron të bllokojë rrugën evropiane dhe euroatlantike të BeH.


MË SHUME NGA Lajme