Shpërblehet gjenerata e artë e Prishtinës
BKT
Sport

Shpërblehet gjenerata e artë e Prishtinës

Në pushimin mes pjesëve të ndeshjes mes skuadrës së Rashicës dhe Xhakës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë nderuar gjeneratën e artë të klubit të Prishtinës.

Në mesin e kësaj gjenerate janë emra të mëdhenj të futbollit kosovar, si Afrim Tovërlani, Skender Shëngyli, Arbnor Morina etj.

Në mesin e tyre padyshim që nuk mungonte as ish legjenda e futbollit kosovar si dhe ish kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Fanellën e tij si shenjë nderimi e pranoi djali i tij Gramoz Vokrri, i cili është edhe pjesë e skuadrës së Granit Xhakës.