07:14 / 16.06.2019
VIDEO - PDK zgjedh kryetarin dhe strukturat e partisë
Ka nisur Konventën e nëntë zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.
(E plotësuar) “Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në një njoftimin për media.
Konventa në fjalë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhor brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie.
Kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli.
Veseli në pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës e pasoi presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin.























