Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për luftimin dhe parandalimin e etheve hemoragjike Krime-Gongo i ftuar do të jetë Naser Ramadani - drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ndërkaq për 20-vjetori i organizimit të mësimit në kampet e refugjatëve do të flas Agim Hyseni - ish-kryetar i SBASHK-ut.
Kurse për projektin e bamirësisë "1&2 Cent", në lidhje të drejtëpërdrejtë do të jenë Anisa Ismajli, Kaltrinë Zeneli & Molikë Maxhuni – iniciatore.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























