Procesi zgjedhor brenda LDK-së po vazhdon me përleshje fizike
Një anëtar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mati, me inicialet B.A, është arrestuar dje pasdite nga Policia e Kosovës, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.
Kështu raporton KosovaPress-it, sipas së cilit, anëtari i LDK-së, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.
Përndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit.
Tensionet dhe përleshje fizike po ndodhin shpesh në degë dhe nëndegë të LDK-së që prej se ka filluar procesi zgjedhor në këtë parti.
Një përleshje serioze fizike mes anëtarëve të LDK-së ka ndodhur edhe në nëndegën e LDK-së në Koshare, siç mund të shihni në videot më poshtë.


Për më shumë ndiqeni videon























