14:25 / 16.06.2019
Varroset gazetari Lekë Zherka
Sot iu dha lamtumira e fundit gazetarit, Lekë Zherka. Varrimi i tij u bë në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri.
Gjatë ditës është mbajtur një mbledhje komemorative në nderë të jetës dhe veprimtarisë së tij.
Lekë Zherka karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).
Zherka vdiq në moshën 56 vjeçare.























