10:51 / 17.06.2019
Me marsh kundërshtohet Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike
Organizatat e shoqërisë civile janë duke marshuar për të kundërshtuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, i cili sipas tyre nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
Marshimi ka filluar nga sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ka vazhduar në drejtim të selisë së partisë së AAK-së.
Më pastaj do të vazhdojë në selitë e partive të tjera politike.


























