Katari shtang Paraguain dhe zbret Argjentinën në vendin e fundit!
BKT
Sport

Katari shtang Paraguain dhe zbret Argjentinën në vendin e fundit!

Kampionia e Azisë e cila merr pjesë si e ftuar për herë të parë në Copa America, Katari, arriti t’i rrëmbente një barazim të artë, Paraguait në mitikun Marcana në Rio de Janeiro.

Katariotët e drejtuar nga trajneri spanjoll Sanchez Bas më i suksesshmi në historinë e kësaj kombëtareje arritën të rikuperonin dy gola disavantazh në harkun e 9 minutave duke ndarë pikët me Paraguain që në këtë sfidë vinte me mungesa të rëndësishme. Amerikano-Jugorët kaluan shumë shpejt në avantazhm me një penallti të kthyer në gol me forcë nga veterani Oscar Cardozo. Në pjesën e dytë Derlis Gonzales dyfishoi shifrat përpara se të fillonte spektakli i azitikëve të cilët ngushtuan shifrat me sulmuesin Ali Almoez në minutën e 68-të ndërkohë që në të 77-ën Khoukhi vendosi sërish baraspeshën. Në minutat e fundit Katari rrezikoi ta fitonte sfidën por paraguianët ishin me fat që morën një pikë. Me këtë barazim mes tyre pas ndeshjeve të para në grupin B që kryesohet nga Kolumbia, Argjentina pozicionohet në vendin e fundit.