Abrashi flet për rrahjet në LDK
BKT
Lajme

Abrashi flet për rrahjet në LDK

Kandidati për kryetar të degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e brendshme është tragjike.

Abrashi ua ka lënë fajin partive të tjera, e për të cilat tha se janë duke tentuar ta dëmtojnë LDK-në.

“Aty kanë qenë të disa partive tjera. Ai personi me karrige ishte i identifikuar edhe me emër. Duhet të trajtohet me maturi, duhet më shumë ndërhyrje të kryesisë. Është tragjike ajo çka ka ndodhur dje por po shihet se edhe të tjerët janë të interesuar ta dëmtojnë LDK-në, partitë e tjera”, ka thënë Abrashi./Indeksonline


MË SHUME NGA Lajme