16:45 / 17.06.2019
Maradona sulmon ashpër lojtarët e Argjentinës pas humbjes nga Kolumbia
Legjenda e futbollit argjentinas është zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës.
Argjentina e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë edicion të Kupës së Amerikës, pasi u mund 2-0 nga Kolumbia.
I ashpër me lojtarët e Albicelestes, është treguar Diego Armando Maradona, i cili i ka kritikuar shumë ata pas paraqitjes së zbehtë që bënë në fushë.
“Ekziston një prestigj, që ne e kemi ndërtuar me shumë mund, duke marrë shumë goditje. E mbani mend kur të gjithë dolëm në Peru, kur na thyen autobusin?”
“Cila është fanella? Ju po ofendoni fanellën, bij bushtre! Çfarë ka mbetur nga të gjitha këto?” , tha Maradona.























