Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për çanta unike të punuara me dorë e ftuar do të jetë Redona Kuqi.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Besim Beqaj ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Ndërkaq për javën e shëndetësisë Kosovë-Turqi do të flasin Murat Berisha, drejtor i kirurgjisë së fëmijëve dhe Çağatay Evrin Alsanlar, kirurg i fëmijëve,
Në lidhje të drejtëpërdrejtë do të jetë Hysen Matoshi, drejtor i Institutit të Albanologjisë, i cili do të flasë për Javën e Albanologjisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























