11:31 / 18.06.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
E ftuara e parë do të jetë Vala Pupovci, dietologe.
Ndërkaq për kodin civil në zhvillimin ekonomik do të flasin Merita Kostanica, notere dhe Haxhi Gashi, jurist.
Në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Prizreni, Malbora Krajku nga këshilli organizativ, do të flasë për festivalin “Zambaku i Prizrenit 2019”, i cili do të mbahet së shpejti.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























