Haradinaj:Këshilli e njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën
BKT
Lajme

Haradinaj:Këshilli e njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas publikimit të draft-dokumentit nga Këshilli i Ministrave të BE’së, ka shkëputur një përkthim të konkluzionit preliminar, ku thuhet se Këshilli e njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj duke shkëputur një përkthim të Konkluzionit preliminar të Këshillit Evropian, ka shkruar se në mars të këtij vitit, Parlamenti Evropian ka përkrahur propozimin e Komisionit Evropian në lexim të parë.

“Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Europian përkrahu propozimin e Komisionit Europian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian!", ka shkruar Haradinaj në "Facebook".


MË SHUME NGA Lajme