Barcelona dhe Valencia shkëmbejnë portierët
BKT
Sport

Barcelona dhe Valencia shkëmbejnë portierët

Dy klubet spanjolle kanë vendosur të bëjnë ndryshime të portierëve.

Barcelona dhe Valencia janë marrë vesh për shkëmbimin e portierëve, Jasper Cillessen dhe Neto.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, ndërsa holandezi Jasper Cillessen do t’i bashkohet Valencias, ku do të ketë mundësinë të luajë si titullar.

Nga ana tjetër, braziliani Neto do të transferohet në Barcelonë, ku do të jetë portieri rezervë i gjermanit Andres ter Stegen, i cili është i padiskutueshëm mes dy shtyllave.