VIDEO-Zhvillimi ekonomik varet nga legjislacioni që ka një vend
BKT
Lajme

VIDEO-Zhvillimi ekonomik varet nga legjislacioni që ka një vend

RTKlive

Kodi civil duhet të jetë në shërbim të zhvillimit ekonomik të një vendi.

Haxhi Gashi profesor i së drejtës civile, tha se zhvillimi ekonomik varet nga legjislacioni që ka një vend.

“Secili person që investitorë do të shikon se cila është infrastruktura ligjore e një vendi për të investuar në një fushë të caktuar  dhe kjo lidhet ngushtë me funksionimin e sundimit të ligjit, se si interpretohen ligjet dhe se si zabto9het ato në praktikë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Kosova ka ligje të mira dhe infrastrukturë ligjore, por ndonjëherë ka qenë të paqarta dhe ka pas problem në implementim në praktikë.

Kurse Merita Kostanica, notere, tha se sistemi noterial në Kosovë nuk është i ri në Kosovë. “Noterët janë të obliguar  që bashkëshortët të jenë prezentë dhe të vendosin se të regjistrohen  pronat”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Lajme