RTK mban ligjëratë për inovacion në EBU-Gjenevë
RTKlive
Në datat 18 dhe 19 qershor në Gjenevë është mbajtur seminari “Network Technology – Your Networked Media and IT Rendezvous”.
Në këtë seminar është ftuar dhe RTK, si një ndër pionierët e kalimit nga teknologjia SDI (Serial Digital Interface) në transmetimet e bazuara në IP.
Në këtë seminar RTK ka prezantuar në seksionin inovativ të seminarit me titullin “New Ways of Working”
RTK prezantoi procesin e kalimit në IP , përvojën 1 vjeçare si dhe zhvillimet e mëtutjeshme në avancimin e sistemit të produksionit, automatizimin e proceseve si dhe mundësinë që në një të ardhme të afërt përdorimin e 'face recognition' dhe 'deep learning' algoritmeve për grumbullimin dhe procesimin automatik të të dhënave.
Zhvillimet e RTK-së në këtë fushë ngjallën shume interesim të pjesëmarrësit të cilët patën shumë pyetje rreth procesit të kalimit si dhe mirëmbajtjes.
Në këtë seminar morën pjese 150 pjesëmarrës nga televizionet evropiane.
Së bashku me RTK prezantuan BBC me projektin e tyre për kamera robotike si dhe Televizioni publik Finlandez me projektin e tyre Radio Production in Cloud.
Prezantimi u realizua nga Genc Muçolli Administrator i Sistemit në RTK

























