Juventus me dhuratë të madhe për Sarrin
BKT
Sport

Juventus me dhuratë të madhe për Sarrin

Theo Hernandez, mbrojtësi i majtë i nxjerrë në merkato nga Real Madrid, sipas "AS", ka përfunduar në shënjestrën e Juventus-it, që kërkon përforcime në rast të një largimi të Alex Sandro.

​Sipas gazetarit të "AS", Tomas Roncero, bardhezinjtë kanë hequr dorë nga Macelo dhe kanë vendosur të vihen në lëvizje për 21-vjeçarin francez.

"Los Blancos" do të ishin të gatshëm ta shisnin mbrojtësin, por jo për një ofertë më të ulët se 30 milionë euro.