Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Gani Mehmetaj, autor i cili do të flas për librin e tij 'Qytetet e Ilirisë'.
Për të folur për hartën zonale të Kosovës i ftuar do të jetë Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor.
Në lidhje direkte do të jetë Rudina Bërdynaj-Jakupi, koreografe e cila do të flas për shfaqjen e baletit për fëmijë 'Vallëzimi i fluturave'.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























