VIDEO-Harta zonale bazë për rregullimin e ndërtimeve në komuna
BKT
Lajme

VIDEO-Harta zonale bazë për rregullimin e ndërtimeve në komuna

RTKlive

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë hapjen zyrtare të shqyrtimit publik për Hartën Zonale të Kosovë, dokument ky i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor.

Drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi tha dokumenti “Harta Zonale e Kosovës 2020-2028+” tha se ky është një proces në të cilin në periudha të ndryshme kohore kanë qenë të involvuar edhe grupe tjera të interesit duke i përfshirë edhe qytetarët e interesuar.

“Shteti është mirë që të bëj hartën e vet, por edhe komunat. Është mirë që të shkohet paralelisht në nivel lokal dhe qendror”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka ftuar qytetarët të jenë pjesë në këtë proces, pasi që është me rëndësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Harta Zonale ka për qëllim zhvillim të qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor; qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike; rregullim të hapësirës përmes shfrytëzimit të  përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe trajtim i barabartë; lëvizje e lirë dhe qasje adekuate në shërbime publike për qytetarët.


MË SHUME NGA Lajme